Mjafton një dozë e vogël idesh, pro aktiviteteve dhe kreativitetit për të nxitur ndryshime pozitive, të dukshme dhe të qëndrueshme.
Falë idesë së mësueses sonë Jasmina Kukunešoska, e cila u pranua dhe u mbështet nga drejtoresha e shkollës Znj Albana Zhuta, përmirësuam pamjen e një pjese të shkallëve të vjetra të shkollës sonë. Idea, që lindi nga një punëtori multikulturore me citate në gjuhën angleze nga një projekt i Ministrisë së Arsimit, u shndërrua në një realizim të mrekullueshëm të dekorimit të shkallëve.
Thëniet pasqyrojnë vlerat në arsim, si dhe në shoqërinë tonë, të shkruara në të gjitha gjuhët që përfaqësohen në shkollën tonë në mënyrë dinjitoze. Shpresojmë që ato të zgjasin për një periudhë të gjatë kohore, duke dëshmuar një atmosferë pozitive dhe dëshirën për përmirësim të vazhdueshëm të procesit arsimor dhe të përditshmërisë në shkollën tonë.
Nuk ka të bëjë me dhënien e ideve – ka të bëjë me realizimin e tyre! Falenderimi shkon për të gjithë ata që i bëjnë ëndrrat dhe idetë realitet!