Dita e parë e shkollës një kujtim i bukur

 

Dita e parë e shkollës është një nga kujtimet më të bukura dhe të veçanta për filloristët tanë. Le ti mirëpresim me shumë dashuri dhe përkujdesje. Le tju ofrojmë një ambient të ngrohtë, për të ndezur tek ata dëshirën drejt dijes suksesit dhe të ardhmes. Në ditën e parë të shkollës ne të gjithë si staf pedagogjik u angazhuam bashkë me drejtoreshën e shkollës Znj. Albana Zhuta që tjua bënim ditën e parë të paharrueshme. Pritja e fëmijëve u bë nën një atmosferë muyikore ku arsimtarët e Artit muzikor Edona Beqiri dhe Kristijan Çavkoski kishin zgjedhur nje repertor të gjerë muzikor me këngë për fëmijë nga të tre nacionalitetet që mësojnë në shkollën tonë. Hyrja u rregullua dhe u investua me iniciativën e drejtoreshës tonë dhe arsimtares Jetmira Alla Hajdari  bashkë me mbështetjen e arsimtarës së Gjuhës maqedonase Znj. Klimentina Remboska e cila me tullumbacet i dha me shumë ngjzra ditës. Një falenderim i veçante i shkon Z. Selim Sallkoski me firmën e tij SD Concept i cili ju dhuroi të gjithë nxënësve të klasave të para një dhuratë të përgatitur ku aty kishte një komplet ngjyrash, fletore, laps gome.

Suksese nxënës në rrugën tuaj drejt së ardhmes!

Shpërndaje

Lajme të lidhura