NJOFTIM
Shkolla jonë me përkrahje të “Sustainable municipal waste management in North Macedonia” ka realizuar me sukses një aktivitet mjedisor dhe edukativ në parkun e qytetit, duke përfshirë nxënës të komuniteteve të ndryshme. Ky aktivitet multietnik kishte për qëllim jo vetëm kujdesin ndaj mjedisit, por edhe forcimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mes fëmijëve.
Fillimisht, nxënësit morën pjesë në një aksion për pastrimin e parkut, duke treguar përgjegjësi dhe dashuri për natyrën. Më pas, ata u angazhuan në lojëra edukativo-arsimore që promovuan vlera si bashkëpunimi, solidariteti dhe respekti për diversitetin kulturor.
Ky aktivitet tregoi edhe një herë se bashkëjetesa dhe puna e përbashkët e bëjnë komunitetin tonë më të fortë dhe më të bashkuar. Falënderojmë të gjithë nxënësit, mësuesit Shkronjza Tela, Marija Miitreska, Nazire Arif për përkushtimin e tyre!